DSC_0345 Sarajet e pashait eshte nje hotel i ri ne zonen Drimadhe , ndertuar ne vitin 2012. Ky hotel ndodhet 250 m larg vijes bregdetare dhe 2 km nga qendra e fshatit te Dhermiut. Hoteli ofron pishine verore per adulte por edhe per femije , minibar dhe wireless gratis ne te gjithe ambjentin e brendshem , dhoma me ballkone che pamje nga deti, dhoma me verande personale me pamje nga pishina.

Te gjitha dhomat jane te ndertuara me tulle , gur che dru , stil tradicional i kesaj zone. Cdo dhome eshte e pajisur me tv satelitor HD , sistem te pergjithshem kondicionimi klima , spa ne disa dhoma specifike. I ndertuar ne 2012 ky ambjent gezon qetesine e natyres , rrethuar me pyll nga te gjitha anet dhe disponon nje hapesire te mjaftueshme me ndenjese dhe cadra dielli per te gjithe pushuesit. Pishina e femijeve eshte e ndare vec nga ajo e adulteve , per sigurine e cdo familjeje. Ky eshte nje hotel i vogel , brenda te cilit ndodhet edhe nje bar i cili i sherben vetem klienteve te hotelit !

Restoranti ku sherbehet mengjesi i klienteve , Sofra e pashait , ndodhet 100 m larg detit dhe 300 m larg hotelit , 5 min ne kembe ose 2 min me makine .Ne te njejtin vend mund te gjeni Qoshen grill & beer , ku sherbehen vetem produkte ne grill che birre gjate gjithe kohes. Per te gjithe klientet qe duan te shijojne kuzhinen e restorantit ne ambjentet e hotelit , ofrohet sherbimi ne dhome pa asnje kosto shtese. Sofra e pashait ofron kuzhine italiane , greke dhe tradicionale shqipetare . Marketi me i afert me hotelin eshte ne distancen 1 km. Ne hyrjen e fshatit Dhermi ka nje stacion autobuzi , ndersa Parku kombetar i Llogorase ndodhet 25 km larg hotelit. Menyra me e shpejte per te ardhur ne Dhermi , eshte nepermjet Korfuzit / Greqi . Cdo dite nje traget i vogel ben linjen Sarande – Korfuz dy here ne dite , distanza midis Sarandes dhe Dhermiut eshte 68.2 km , dy ore me makine . Dhermiu eshte 56.6 km larg portit te Vlores dhe 222 km larg aeroportit “Nene Tereza”.